Presidentja Vjosa Osmani teksa ndodhej në emisionin “Familja Jonë” në ‘Kanal 10’ në Kosovë, ka marrë një pyetje shumë interesante nga një vajzë e vogël e cila ndodhej në publik. Vajza ishte kurioze të dinte se përse presidentja e Kosovës nuk i drejtonte asnjëherë flokët. Osmani e ka sqaruar duke i thënë se nuk ka kohë.
“Flokët nuk kam kohë me i drejtuar. Kjo është e vetmja arsye. Dhe ndoshta arsyeja e dytë sepse njerëzit janë mësuar duke më parë me flokë kaçurrela. Edhe është një prej atyre tipareve tipike për të cilën më njohin njerëzit që një kohë shumë, shumë të gjatë që unë kam filluar me u marrë me politikë dhe për t’i përfaqësuar qytetarët”, tha Osmani.
Ajo i tha fëmijës se nëse do t’i drejtojë flokët së shpejti, do ta publikojë një fotografi.
“Ndoshta më ndodh një herë në dhjetë vite t’i drejtoj flokët, më shpesh nuk më ka rënë, por po të premtoj se në qoftë se i drejtoj së shpejti, do bëj një foto dhe kam për ta publikuar që ta shohësh edhe ti”, i është drejtuar presidentja Osmani vogëlushes.