Nottingham Forest shpall kampion Manchester Cityn. Skuadra e teknikut Cooper bëri surprizën e madhe ndaj Arsenalit, teksa i mposhti me shifrat e ngushta 1-0. Një takim i vulosur që në pjesën e parë nga ana e Awoniyi, realizim që i dha fitoren Nottingham dhe titullin e tretë radhazi skuadrës së Pep Guardiolës.
City feston kështu në shtëpi titullin pa pasur nevojën e zhvillimit të tre sfidave të mbetura deri në fund të sezonit. Tashmë distanca mes tyre dhe Arsenalit qëndron në 4 pikë, me londinezët që kanë në dispozicion vetëm një takim për të luajtur. Në krahun tjetër, Nottingham merr pikë me tepër vlera, pasi është vetëm një pikë larg qëndrimin në kategori edhe për sezonin e ardhshëm.