Ish-Shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga gjykata në mungesë për përfshirje në trafik droge, është arrestuar sot në Berat. Mësohet se në këto momente po kryhet transferimi i Bodes në drejtim të Tiranës.
Kujtojmë se ish-drejtuesi i policisë ishte i përfshirë në dosjen “Habilaj”, e madje fotot e tij me vëllezërit trafikantë kanë bërë xhiron e rrjetit, në kohën e publikimit të skandalit.
Në dosjen e Prokuorisë, rezulton se Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në prill 2022, GJKKO e dënoi Sokol Boden me 12 vite burg.