Luiza Gega ka shkruar emrin e saj në historinë e sportit shqiptar me një fitore të pabesueshme në Kampionatin Europian ku mori medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa.
Sportistja shqiptare dominoi të gjithë garën duke qenë e pakapshme nga ndjekëset e saj dhe në fund mbërriti e vetme në finish. Kështu ajo ka vendosur një rekord të ri europian që e bën tashmë një emër historik edhe në atletikën kontinentale.
Në lidhje me fitoren historike të Luiza Gegës të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet e njohur. Përmes rrjeteve sociale, Vip-at shqiptarë dhe politikanët kanë uruar me krenari Luiza Gegën për fitoren.
Ja disa nga reagimet:
Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë Tiranë ka publikuar në Instagran videon e Luiza Gegës, ku shkruan: “Kyyy ëëështë kuuuulmiiiii😍😍😍😍😍🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 👏 Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone 🇦🇱🦅🇪🇺 E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa👏👏👏👏👏Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌” I njëjti postim është hedhur edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Arbana Osmani
Moderatorja e njohur ka reaguar gjithashtu në Instagram ku ka ndarë një video të garës së Luiza Gegës, krahas së cilës shkruan: “U zgjova me këtë dhe s’mund të isha më e lumtur. Krenare.”
Blendi Fevziu
Gazetari dhe moderatori i njohur ka publikuar foton e Luzia Gegës me flamurin shqiptar ku shkruan: “Fantastike”
Ilir Shaqiri
Balerini dhe fituesi i “Big Brother Vip” publikoi në Instastory një video të Luiza Gegës me flamurin Shqiptar, me këngën “Ti Shqipëri më jep nder.”
Olta Boka
Videoja e atletes shqiptare është shpërndarë edhe nga këngëtarja Olta Boka, e cila shkruan: “Vajza që të ndrijnë faqen”
Ardit Çuni
Këngëtari ka publikuar videon e Luiza Gegës me flamurin shqiptar duke shkruar, “Krenar.”
Evi Reçi
Në një postim në Instastory, këngëtarja shkruan:“Ah moj Luzia sa më ke emocionuar! Bravo moj vajzë kampione!”
Xhani Shqerra
Xhani ka publikuar foton e Luiza Gegës me flamurin shqiptar.