11 makina inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë,16 radarë automatikë, kamera, aparate fotografike, dronë, dronë “edukues” dhe patrulla në lëvizje me mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.
٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.