Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 46-vjeçarin Aleko Myrtollari i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Myrtollarin.
46-vjeçari e ka pranuar krimin por është shprehur se nuk ka pasur si qëllim vrasjen. Ai ka pranuar se dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte pasi kishte gjetur në banesë dy varëse floriri dhe se fëmijët nuk shkonin në shkollë.
Aleko Myrtollari është shprehur se veprimi që bëri ishte emocional. Marjola Myrtollari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.