Personave transgjinorë u është ndaluar të marrin pjesë në garat e atletikës për femra që nga 31 marsi, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Atletikës (World Athletic).
World Atletics (WA) i ka ndaluar transgjinorët të garojnë në disiplinat e femrave nëse kanë kaluar pubertetin mashkullor, njoftoi Këshilli Botëror i Atletikës.
Këshilli votoi gjithashtu për të shtrënguar kufizimet për atletët me dallime gjinore (DSD), duke ulur sasinë maksimale të testosteronit në 2.5 nanomole për litër nga pesë.
Presidenti i Atletikës Botërore Sebastian Coe tha në një konferencë për shtyp se vendimi për të përjashtuar gratë transgjinore bazohej “në nevojën gjithëpërfshirëse për të mbrojtur kategorinë e grave”.
“Komiteti Botëror i Atletikës ka vendosur të përjashtojë atletët transgjinorë dhe atletët që kanë përjetuar pubertetin mashkullor nga garat ndërkombëtare të femrave”, tha Coe. “Ne nuk themi jo përgjithmonë. Megjithatë, shumica e ekspertëve të atletikës të konsultuar besonin se atletët transgjinorë nuk duhet të garojnë në kategorinë e femrave”.
Coe njoftoi se WA-ja do të formonte një grup pune për të shqyrtuar përfshirjen e transgjinorëve, të kryesuar nga një atlet transgjinor.
Rregullat e mëparshme të sportistëve DSD kërkonin që atletët transgjinorë dhe interseks të cilët dëshironin të garonin në kategorinë e femrave në garat që varionin nga 400 metra në një milje për të mbajtur nivelet e testosteronit nën një prag prej pesë nanomole për litër për 12 muaj.
Tani kufiri është ulur nga pesë në 2.5 nanomole për litër.
Këshilli Botëror i Atletikës mori gjithashtu një vendim që hoqi pezullimin shumëvjeçar të Federatës Ruse të Atletikës (RusAF) për shkak të dopingut.
Pezullimi u hoq pas më shumë se shtatë vjetësh për shkak të dopingut sistematik në atletikën ruse.
Sidoqoftë, atletët dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë janë ende të përjashtuar nga të gjitha garat për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Atletët rusë dhe bjellorusë kanë humbur tashmë Kampionatin Botëror në Orgeon vitin e kaluar dhe Kampionatin Botëror të Indoor këtë vit në Beograd për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.