Pas përmbytjeve katastrofike që goditën Libinë banorët kanë drejtuar gishtin e fajit nga autoritetet. Ata thonë se kanë marrë mesazhe kontradiktore për urdhrat e evakuimit ndërsa ngrenë pikëpyetje edhe për mirëmbajtjen e digave. Bazuar në vëzhgimet e tyre, BBC shkruan se digat ka të ngjarë të jenë ndërtuar nga dheu ose gurë të hedhur dhe të ngjeshur, të cilat nuk janë aq të forta sa materiali i betonit.
Zyrtarët në Libi paralajmërojnë se ka ende të mbijetuar dhe trupa të pajetë nën rrënojat e shtëpive të dëmtuara dhe se do të duhet pak kohë para se të lajmërohet numri i saktë i viktimave.
Si pasojë e përmbytjeve raportohet se kanë ndërruar jetë mbi 11.500 persona, ndërkohë që vijojnë kërkimet për persona të mbijetuar.