Edhe për ditën e sotme parashikohet një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Sipas të dhënave të MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vransirave në zonat malore.
Por orët vijuese sjellin kalime vransirash nëpër territor, ku në zonat malore herë pas here vransirat do të pasojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore.