Silvio Gonzato është nominuar si ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri, i cili pritet ta marrë zyrtarisht detyrën nesër, më 1 dhjetor. Gonzato do të zëvendësoje ambasadoren, Christiane Hohmann.
Ai e ka filluar karrierën e tij në BE në vitin 1988 duke shërbyer si ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Më parë, Gonzato ka qenë Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). Ai ishte përgjegjës për organizimin dhe përmbajtjen e të gjitha dialogëve dhe konsultimeve në lidhje me BNJ ndërmjet BE-së dhe vendeve partnere.
Në shtator 2015 ai u emërua Drejtor për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave dhe Diplomacinë Publike në EEAS.