A e dini se ajri brenda shtëpisë suaj mund të jetë më i ndotur se sa ai jashtë saj? Në ambientet e mbyllura, shpesh, mund të kemi të bëjmë me më shumë baktere. Por, një zgjidhje e thjeshtë është mbajtja e luleve.
Kjo për arsyen se disa lule e mbushin shtëpinë tuaj me oksigjen. Më poshtë do të gjeni listën e tyre.
Fieri
Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare. Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpisë, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë. Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë. Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli.
Lule shpata
Lule shpata do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj. Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë. Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë.
Zambaku
Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha. Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë. Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambientet e dhomës.
Fikusi
Një bimë që rritet në vazo të mëdha perfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit. Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj. Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale.