Politikani serb, Nikola Sanduloviç, është dhunuar brutalisht një ditë më parë pasi mori pjesë në homazhet e mbajtura në nder të familjes Jashari.
Politikani është dhunuar nga BIA serbe dhe thuhet se ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe përgjegjësi kryesor për sulmin në Banjskë, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.
Vajza e politikanit serb tha se po ashtu se Sanduloviç është helmuar me të njëjtin ilaç që presidenti rus, Vladimir Putin, përdor për të eliminuar kundërshtarit e tij. Sipas saj, politikani është paralizuar dhe nuk lëviz.
Kjo nuk është hera e parë, pasi politikani serb është helmuar edhe një herë, dy vjet më parë.