Moti i keq ka përfshirë Evropën. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e erërave të forta që kanë goditur Poloninë. Në qytetin Rabka-Zdroj, dy gra dhe një gjashtë vjeçare humbën jetën pasi një pemë u rrëzua mbi ta si pasojë e erërave që shkuan në 155 km/h.
Një viktimë tjetër u shënua në qytetin e Zakopane në rrëzë të maleve Tatra si pasojë e një situatë të ngjashme. Gjithashtu rrëzimi i një pemë i mori jetën një fëmije në po të njëjtin qytet.
Pjesëtarët e ekipeve të emergjencës hoqën pemët e rrëzuara që bllokonin rrugët dhe ndihmuan pronarët e shtëpive me çatitë e shkatërruara. Erërat e forta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Zvicrën. Një ortek në një resort skish në Zermatt në Zvicër ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër.
Reshjet e dendura të dëborës dhe erërat shumë të forta i kanë shtyrë autoritetet të paralajmërojnë qytetarët për një rrezik të madh orteku në Alpet jugore të Zvicrës. Rreziku konsiderohet veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacione të njohura skish.