Më shumë se 6,000 armenë etnikë kanë kaluar në Armeni nga Nagorno-Karabakh pas ofensivës ushtarake të Azerbajxhanit të javës së kaluar, e cila la qindra njerëz të vdekur e të plagosur.
Qeveria armene tha të hënën pasdite të paktën 6,650 njerëz nga Nagorno-Karabakh kishin kaluar në Armeni, nga rreth 4,850 njerëz pesë orë më parë.
Refugjatët filluan të kalonin nga Nagorno-Karabaku të dielën, duke u bërë civilët e parë që arritën në Armeni në gati një vit dhe duke ribashkuar familjet pas një bllokade 10-mujore nga Azerbajxhani që ka çuar në mungesa të ushqimit, karburantit dhe ujit në kryeqytetin lokal.