Çdo pajisje, objekt, orendi ka kohën dhe mënyrën e vet të pastrimit.
Për të mësuar se si, shikoni me radhë udhëzimet përkatëse:
Sa shpesh duhet pastruar furra?
Çdo 6 muaj.
Si?
Përdorni një solucion specifik për furrë, spraj ose krem, por evitoni grryerjet.
Sa shpesh duhet larë lavatriçja?
Një herë në muaj.
Si?
Shtoni një filxhan çaji me uthull të bardhë të vendi i pluhurit larës dhe bëni një cikël larjeje bosh me temperaturë të lartë.
Sa shpesh duhet të lahen perdet?
Çdo 3 muaj.
Si?
Kontrolloni udhëzimet nëse janë te perdet, të cilat mund të tregojnë nëse duhet për t’i çuar në pastrim kimik apo larje në lavatriçe.
Si të lani një abazhur dhe sa shpesh duhet?
Çdo 3 muaj.
Si?
Përdorni ujë të nxehtë nëse e lejon materiali. Përndryshe hiqni pluhurin me një rulo ngjitëse. Idealisht, duhet t’i pastroni nga pluhuri 2 herë në javë.
Sa shpesh duhet të pastrohen furçat e makiazhit?
Një herë në javë.
Si?
Nëse nuk pastrohen rregullisht, mund të shkaktojnë irritime të lëkurës, por gjithashtu edhe sëmundje serioze si skarlatinë.
Një pastrues furçash makiazhi është një mundësi shumë e mirë, ose mund të përdorni shampo.
Sa shpesh mund të lahet frigoriferi?
Një herë në 6 muaj.
Si?
Përdorni ujë me sapun dhe leckë të butë.
Sa shpesh duhet të lani peshqirët?
Çdo dy ditë.
Si?
Peshqirët e duarve dhe të miqve duhet të lahen në lavatriçe me 40°C çdo dy ditë. Peshqirët e banjës duhet të thahen pasi bëni dush apo laheni në vaskë dhe duhet t’i lani në lavatriçe pas 4-5 herësh përdorimi.
Sa herë duhet ta pastroni tastierën apo laptopin?
Një herë në javë.
Si?
Me anë të solucioneve përkatëse ose me letra të lagura të posaçme.
Sa shpesh duhet larë tualeti?
Një herë në javë.
Si?
Mund të mendoni se është vendi më i papastër në shtëpi. Por, gaboni, dërrasat e prerjes dhe leckat e enëve mbledhin më shumë baktere. Për këtë arsye, mund të mjaftoheni një herë në javë me larjen siç duhet të WC-së e tërë tualetit. Megjithatë rekomandohet çdo ditë një pastrim me leckë me solucion WC-së.
Furça pastruese e tualetit mund të pastrohet me zbardhues një herë në muaj dhe duhet të zëvendësohet çdo 6 muaj.