Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm me skaf pasi dyshohet se u godit nga një polic jashtë detyrës teksa po pushonte në Shqipëri. 7-vjeçarja Jonada Avdia, nga Barking, në lindje të Londrës, humbi jetën pasi oficeri i policisë Arjan Tase dyshohet se e goditi me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë.
Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave. Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë. Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.
Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia, raporton Albania Daily News. Pedagogu Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke thënë:
“Shqiptarët po vajtojnë Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr. Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”.
Ai zbuloi gjithashtu një bisedë zemërthyese që kishte bërë me babain e shqetësuar të vajzës, Bledarin. Ai tha se babai i pikëlluar i tha asaj se po mbante dorën e vajzës së tij kur ajo u godit dhe tha “Unë duhet të kisha vdekur”.
Vajza e re ishte me pushime me familjen e saj në vendlindjen e prindërve të saj, por familja thuhet se ka jetuar në Britaninë e Madhe për dy dekadat e fundit dhe Jonada ka lindur në Londër.
Tase u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për t’u marrë në pyetje. Për shkak të aksidentit katastrofik, shefi i policisë Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se:
“nuk do të tolerojë asnjë oficer policie, drejtues apo zbatues që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.
Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve. Me qindra qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë. /The Mirror