Ditën e sotme në rrjetet sociale po bën xhiro një poster që paralajmëron një protestë para godinës së Kryeministrisë.
Posteri me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, paralajmëron për ditën e nesërme një protestë e cila pritet të mbahet në orën 19:00 përballë Kryeministri në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për situatën në Kosovë.
Thuhet se shkak për këtë thirrje janë deklaratat dhe qëndrimi i mbajtur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë.