Mbrojtësi i Manchester City-t, Yan Couto ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Barcelonën, pas një telefonate që ka pasur me Pep Guardiolën.
“Isha i sigurt se do të shkoja te Barca, por Pep Guardiola më thirri dhe gjërat ndryshuan. Kur isha kampion me kombëtaren e Brazilit, vizitova Manchester Cityn, Bayern Munichun dhe Barçën”, tha 21 -vjeçari.
Couto u transferua te City në vitin 2020 nga skuadra e Serie A, Coritiba FC për 5.5 milionë euro.
Ai ka kontratë në Etihad Stadium deri në vitin 2025.