“Ushtria e Kievit ka rrëzuar 15 avionë ushtarakë rusë që nga muaji shkurt, shtatë prej të cilëve javën e fundit. Vetëm këtë javë arritëm të rrëzonim shtatë avionë ushtarakë rusë. Pikërisht ata që hedhin bomba dhe vrasin. Që nga fillimi i shkurtit, Rusia ka humbur 15 avionë ushtarakë: kjo është dinamika e saktë e humbjeve të tyre,” deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, cituar nga mediat vendase.
“Ne mund të rrëzojmë më shumë aeroplanë dhe të shkatërrojmë edhe më shumë logjistikë ruse në territorin tonë të pushtuar – pyetja e vetme është se çfarë armësh të përshtatshme kanë partnerët tanë dhe si mund të transferohen në Ukrainë”, shtoi presidenti.
Avionët e rrëzuar nga forcat e Kievit ishin kryesisht luftarakë Su-34 dhe Su-35, por në shkurt ushtria ruse humbi edhe një avion zbulues A-50 që fluturonte mbi Detin Azov.