Albin Kurti ka dhënë “llogari” në Kuvend përpara deputetëve mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se protestat në veri nuk janë protesta prej poshtë, pra të ngritura nga populli, por nga Beogradi zyrtar.
“Në shqiptarët kemi shumë përvojë historike në organizim të protestave e demonstratave ku shprehin pakënaqësinë, protestat vinë prej poshtë, këto nuk janë protesta prej poshtë, këto janë protesta prej lartë, që do të thotë që nuk janë protesta, nuk ka asgjë autentike në ato protesta, nuk është vullnet i popullit ai, është direktivë e Beogradit”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar në përputhje me ligjin. Referuar marrëdhënieve me ndërkombëtarët, Kurti ka theksuar se qeveria e drejtuar nga ai beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë, ne jemi thelbësisht transatlantik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të jetë e njëjtë, Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik”, ka thënë ai.
Tensionet në veri vijojnë prej gati 1 jave, për shkak se në krye të 4 komunave me shumicë serbe dhe Beogradi zyrtar nuk e pranon.