Një 27-vjeçar është prangosur në Krujë për kultivim bimësh narkotike në 3 vende të ndryshme. Policia ka sekuestruar 305 bimë narkotike të mbjella në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë dhe Burrnesh.
Në pranga ka rënë i riu Alfred Doçi. Policia ka proceduar penalisht edhe një tjetër person, i cili ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.