Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve priten reshje bore të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtësi deri 10-12m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 3 deri 15°C, në zonat e ulëta 5 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 7 deri 20°C.