Australianët festuan Krishtlindjen në plazh. Rojet e shpëtimit të veshur me kapele të Babagjyshit të Vitit të Ri mbanin një sy vigjilent mbi qytetarët të cilët shijuan motin e ngrohtë dhe pozuan për fotografi me një pemë Krishtlindjeje që ishte vendosur në plazh.
Por ndryshe nga australianët që shijuan motin e ngrohtë, në Berlin qytetarët sfiduan temperaturat e ftohta dhe notuan në liqenin Orankese ku temperaturat ranë në rreth -3 gradë celsius.
Në Ukrainë, Kievi ka sfiduar sërish Moskën duke festuar Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor në vend të datës 7 janar, duke zgjedhur kalendarin perëndimor dhe jo atë të Kishës Ortodokse Ruse.
Shumë qytetarë përshëndetën këtë zgjedhje të autoriteteve vendase.