Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur. Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2 vjeçare me Tirollarin.
Ndërkohë vetë Tirollari përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën teksa ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Ndërkohë në dosjen e prokurorisë sipas avokatit Denis Mekolli nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën. Sipas avokatit nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.