Një fëmijë 2-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi aksidentalisht mbeti i plagosur pranë shtëpisë së tij.
Raportohet se i mituri ndodhej në oborrin e shtëpisë, në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, kur një motor i parkuar pranë tij e zuri poshtë.
Bëhet me dije se 2-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit. Ai mësohet se ka marrë dëmtime në trup e kokë.