Një 15-vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Fierit, pasi konsumoi një tullumbace me azot.
Siç njofton policia, kanë qenë tre persona të cilët ia kanë shitur për 350 lekë tullmbacen 15-vjecarit. Të arrestuarit janë G. X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. L., 24 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin u shisnin tullumbace me azot të miturve.
“Shtetasi R. X. kishte përshtatur katin e parë të lokalit për përdorim droge, dhe në bashkëpunim me shtetasit G. X dhe E. L., iu shitnin adoleshentëve (nxënësve të shkollave 9-vjeçare), lëndë të rrezikshme për shëndetin (tullumbace me gaz Azot), dhe si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë”, njoftoi policia.