Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit u prezantua nisma “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”. Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke theksuar se synimi është mbrojtja e gjuhës shqipe brez pas brezi.
Kjo mbetet një nismë mjaft e rëndësishme për Gjuhën Shqipe në vendin tonë e cila mbart problematika të ndryshme tek brezi i ri, shqetësim që e kanë ngritur shpesh edhe ekspertët e fushës.