Ekzistojnë disa ilaçe që nuk funksionojnë mirë së bashku, apo kur përzihen me disa lloje ushqimesh që ju konsumoni gjatë kohës që merrni ilaçe. Përpara se të merrni një mjekim për herë të parë, bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj për të parë nëse ka ndonjë ushqim nga i cili duhet të qëndroni larg.
Qitro
Kjo agrume ndryshon mënyrën se si qelizat e caktuara në zorrë marrin dhe lëvizin ilaçet nëpër trup. Ky frut mund të ndikojë në më shumë se 50 barna duke i bërë ato më pak efektive ose disa të tjera shumë të forta, duke përfshirë ato që ulin kolesterolin.
Qumështi
Ky produkt mund ta bëjë më të vështirë për trupin tuaj që të përpunojë disa antibiotikë. Kjo për shkak të mineraleve si kalciumi, magnezi dhe proteinën kazeinë. Nëse jeni duke marrë antibiotikë, sigurohuni që të mësoni për ushqimet ose pijet nga të cilat duhet të qëndroni larg.
Jamballi
Disa njerëz e përdorin këtë si një ilaç bimor për të ndihmuar në tretje dhe të tjerë e përdorin atë për t’i dhënë shije ushqimeve. Por një kimikat në jamball, mund të dobësojë efektin e disa ilaçeve.
Çokollata
Çokollata e zezë mund të dobësojë efektet e barnave që kanë qëllim t’ju qetësojnë ose t’ju vënë në gjumë. Ajo gjithashtu mund të rrisë fuqinë e disa barnave ose të mund të rrisë presionin tuaj të gjakut në mënyrë të rrezikshme.
Suplementi i hekurit
Nëse keni nevojë për një suplement hekuri, pyesni mjekun tuaj për marrjen e tij në raport me mjekimin tuaj. Suplementet e hekurit mund të ulin elektet e disa ilaçeve.
Alkooli
Ai i bën disa ilaçe më pak efektive apo edhe të padobishme, duke përfshirë disa ilaçe për presionin e gjakut dhe zemrën. Ai gjithashtu mund të rrisë veprimin e disa ilaçeve të tjera ose të shkaktojë efekte anësore të rrezikshme.
Kafeja
Mund të dobësojë barnat antipsikotike si litiumi dhe klozapina, por edhe të rrisë efektet dhe efektet anësore të disa ilaçeve të tjera. Ato përfshijnë aspirinën, epinefrinën (që përdoret për trajtimin e reaksioneve serioze alergjike) dhe albuterolin (i marrë për problemet e frymëmarrjes). Gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë për trupin tuaj marrjen dhe përthitjen e hekurit.
Antihistaminikët
Ato ndihmojnë me teshtitjen dhe rrjedhjen e hundës të shkaktuar nga alergjitë, por disa prej tyre mund t’i bëjnë ilaçet për presionin e lartë të gjakut më pak efektiv dhe të rrisin rrahjet e zemrës. Bisedoni me mjekun tuaj për mënyra të tjera për të menaxhuar alergjitë tuaja nëse merrni ilaçe për presionin e gjakut.
Vitamina K
Nëse merrni ilaçe për trajtimin dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut ju duhet të jini të vetëdijshëm se sa vitaminë K merrni. Kjo mund ta bëjë gjakun më të hollë më pak efektiv dhe t’ju vërë në rrezik më të lartë të një mpiksje gjaku. Brokoli, lakrat e Brukselit, lakra jeshile, majdanozi dhe spinaqi janë disa nga ushqimet më të zakonshme të pasura me vitaminë K.
Merri mjekimet sipas udhëzimeve
Vetëm rreth 50% e medikamenteve merret në mënyrën e rekomanduar. Njerëzit shpesh marrin më pak se sa kanë nevojë, i marrin në kohë të rastësishme ose lënë boshllëqe të mëdha midis dozave, të gjitha këto mund të dobësojnë efektet. Sigurohuni që e kuptoni planin tuaj të trajtimit dhe ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj.