Është interesante të ndjekësh trajektoren e personaliteteve të mëdha, sidomos kur flasin hapur për jetën dhe koncepte si lumturia. Barack Obama në moshën 61-vjeçare duket se e ka kuptuar se çfarë meriton vërtet jeta, kështu që ai dëshiron t’ua transmetojë mesazhin e tij vajzave të tij në mënyrë që të shmangë gabimet.
Sipas ish-presidentit, ndërsa shumica e amerikanëve (dhe jo vetëm) mendojnë se ia vlen të sakrifikosh pushimet, kohën dhe gjumin në mënyrë që të fitosh një rritje në detyrë, por ai ndaj një mendim ndryshe. Për Obamën, kjo rrugë do “të bëjë shumë më të mjerë,”.
“Të rinjtë duhet të jenë në kërkim të punëve që u duken interesante, në të cilat mund të dashurohen, por nuk duhet të jetë zëvendësim i aspekteve të tjera të jetës sonë (vullnetarizmi, familja, miqësitë, pjesëmarrja qytetare) që përbëjnë një jetë të kënaqshme”, tha ai.