Dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr në Greqi, që ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur në Rodos po mbaheshin karnavalet. Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por situata më pas ka agravuar duke çuar në plagosjen e rëndë.
Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Sakaq, policia po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit. Për shkak të sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.