Efi Dhedhes ka treguar se çfarë ndodhi me të pas përfundimit të Big Brother Vip Albania. Ish-konkurrentja u shfaq vetëm në rrjete sociale dhe aty nuk komentonte rreth reality show-t.
E ftuar në “Më lër të flas”, Efi ka rrëfyer se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i është dashur të marrë kohë për të punuar me veten, për të reflektuar.
“E kam fjalën për gjendjen time psikologjike dhe emocionale. Hera ime e dytë në BBV2 ka qenë pak vuajtje, përtej shakave dhe thjesht kam dashur të qëndrojë të reflektojë. Kam pasur probleme edhe me njerëzit. Nuk ndjehesha mirë kur dilja, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull meje kështu që kam dashur të rri vetëm”, ka thënë Efi.