Këngëtarja Enca Haxhiaj ka reaguar për herë të parë pasi u arrestua nga Policia e Tiranës për kultivim të lëndëve narkotike.
Në një postim në InstaStory, Enca shpreh mirënjohje për mbështetjen që i është ofruar në ato ditë të vështira.
“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë gjithë ditëve të vështira që kalova”, shkruan ajo.
Në ballkonin e saj policia gjeti 5 vazo të mëdha me kanabis. Para uniformave blu, këngëtarja dëshmoi se e kishte për përdorim personal.