Një operacion i ndërmarrë ditën e sotme nga çuar në sekuestrimin e 2.3 ton drogë nga Shqipëria duke vendosur në pranga 14 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë. Dy grupet kriminale në fushën e narkotikëve vepronin në Bari dhe provincën e tij, me pika në Shqipëri, në Siçili, Campani, Kalabri dhe Abruzzo. Në fakt hetimet nga uniformat italiane kanë nisur që në vitin 2016 të cilat çuan në sekuestrimin e drogës me vlerë 15 milionë euro.
Operacioni i nisur që në mars të vitit 2018, çoi në shkatërrimin e dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin në Bari dhe provincën e tij, me pika në Shqipëri, në Siçili, Campani, Kalabri dhe Abruzzo. Organizatat importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare. Hetuesit monitoronin furnizimin me drogë nga Shqipëria që bëhej duke përdorur varka. Zbarkimi bëhej me bashkëpunimin e organizatave puliane dhe më pas kur droga hynte në Itali, shpërndahej përmes korrierëve që punonin me grupet kriminale.