“Instagram” po vjen me një risi për përdoruesit e saj. Platforma e Meta-s ka vendosur të zgjasë kohëzgjatjen maksimale të “Reels”-ave.
Reels-at janë të kufizuar në 3 minuta, ndërsa me ndryshimin e fundit pritet të zgjaten deri në 10 minuta.
Instagram do të transformohet në një platformë më të qëndrueshme për ndarjen e videove, si YouTube. Ky ndryshim do të sjellë një rivalitet mes “Instagramit” dhe “TikTokut”.