Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat u pyet nëse ka biseduar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aksionin opozitar dhe çështje që do të trajtohen.
Berisha u shpreh se ende nuk ka biseduar, por shtoi se Meta është një opozitar i vërtetë.
Pyetje: Jeni ulur me metën për të diskutuar mbi pikat e aksionit opozitar?
Meta: Nuk jemi ulur, por një opozitar i vërtetë e ka të qartë se afera si djegësat nuk mund ti lëshojë dhe ti falë kurrë.
Meta është një opozitar i vërtetë dhe çdo opozitar atë ka. Dokumentet, dhe përputhjet me kreun e kauzës që ka bërë SPAK janë tek djegësat, por SPAK është bërë SKAP. Ne do të bashkërendojmë çdo veprim me zotin Meta, shoqërinë civile dhe çdo parti tjetër. Nëse nuk bëjmë përgjegjës Ramën për vjedhjen e tij e di ç’bën apo jo, e verbuan thesarin, para dy ditësh e ka liruar…I dilnin pagesat që ka bërë tek Gugalja dhe Zoto. Je armik i shqiptarëve për votën e lirë , hajdut i tmerrshëm dhe tek djegësat je kapur.