Një zjarrvënie në një qendër pritjeje dhe akomodimi për refugjatët në Leipzig të Gjermanisë, ka ngritur alarmin pranë autoriteteve.
Forcat e sigurisë kanë shuar zjarrin me shpejtësi, ndërsa autoritetet policore raportojnë se nuk ka të lënduar.
Nuk është e qartë deri më tani nëse sulmi ishte i motivuar politikisht, apo ka qenë një pakujdesi e momentin.
Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë shtuar masat e sigurisë për parandalimin e ndonjë incidenti tjetër.