Hunter Biden, djali i Presidentit Joe Biden, është deklaruar i pafajshëm pas akuzave për armëmbajtje pa leje. Seanca u zhvillua në një gjykatë në Delaware të SHBA-së.
Prokurorët pretendojnë se Biden gënjeu për përdorimin e drogës në formularët e aplikimit kur e bleu armën në vitin 2018. Djali i presidentit amerikan ka pranuar se ai ishte një përdorues i lëndëve narkotike, por mohon të ketë shkelur ligjin.
Ai përballet me 25 vjet burg nëse shpallet fajtor për tre akuzat federale. Akuzat mund të çojnë gjithashtu në gjoba deri në 750,000 dollarë (621,000 £).