Mbrëmjen e kaluar është goditur me thikë punonjësi i policisë pasi ndërhyri për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave në fshatin Pilur të Himarës. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00. Punonjësi i Policisë, Redin Caushaj 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë ndodhej jashtë orarit të shërbimit në momentin që ndërhyri për të parandaluar konfliktin.
Gjatë përpjekjes për të shuar sherrin, Thodhori Mërkuri nga fshati Pilur e ka goditur policin me thikë dhe më pas është larguar duke përfituar nga errësira. Pasi disa orësh, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Efektivi i policisë ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.