Policia greke ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, i cili kërcënoi partneren e tij se do t’i vriste fëmijën.
Siç raportojnë mediat greke, nënëa 40-vjeçare po ashtu me origjinë shqiptare, 42-vjeçari nën efektin e alkoolit ka kërcënuar se do të vriste foshnjën pasi kjo e fundit po qante.
Kur policia e Kretës mbërriti në vendngjarje, gruaja u gjet duke u përpjekur të mbronte beben.
Pas arrestimit të 42-vjeçarit, gruaja ka tërhequr denoncimin, me pretendimin se 42-vjeçari e ka bërë për herë të parë.