Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në ‘Rrugën e Dibrës’. Dyshohet se një person i maskuar ka arritur të hyjë brenda ambienteve të argjendarisë përmes një që ka hapur në tarracë. Pasi ka hyrë brenda, grabitësi ka arritur që të marrë sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Agjentët e Komisariatit numër 4 po punojnë për identifikimin e autorit dhe më pas për të bërë edhe arrestimin e tij. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit të grabitur, por edhe të bizneseve të tjera për të zbuluar itinerarin që ka ndjekur autorit.