Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë Edi Ramën që t’i ulet në gjunjë. Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeminsitri Edi Rama.
Por lind pyetja. Për çfarë arsye duhet bërë një gjest i tillë? Në politikë gjuha e trupit, flet më shumë se fjalët.
Ramës, njihet për ekspresivitet të theksuar, madje mban vendin e parë në politikën shqiptare, duke ia kaluar edhe Berishës, që njihet për përdorim të gjuhës së trupit. Rama tenton të komunikuar me duar, kokë, sy dhe gojë.
Historikisht, sidomos në takime zyrtare politikanët tentojnë të tregojnë dominancë, qoftë me një shtrëngim të fortë dore, duke ecur para të tjerëve apo edhe duke i lënë gjatë të presin. Ndërsa Rama bën të kundërtën, madje i shoqëron ata me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Çdo lëvizje analizohet dhe zbërthehet, duke zbuluar në këtë formë edhe mesazhet e koduara mbi pushtetin, influencën dhe dominancën.
Përkulja e kokës është një shenjë nënshtrimi dhe një politikan nuk dëshiron të duket si i nënshtruar, ashtu siç veproi sot Rama.
Një veprim i tillë nuk tregon që kryeministri ynë është i dobët, por tregon që Shqipëria është inferiore ndaj Perëndimit, duke i ulur kështu kokën çdo shqiptari.