Trupi i pajetë i një 60-vjeçari është gjetur pasditen e kësaj të premeje në Tiranë, bën me dije Policia e Shtetit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se viktima ka vrarë veten me armë zjarri, ndërsa nga ana e autoriteteve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, bëhet me dije se viktima është gjetur nga familjarët pa shenja jete rreth orës 18:55, në banesën e tij në rrugën “Agush Gjergjevica”.
“Më datë 05.08.2022, rreth orës 18:55, në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë shërbimet e rendit.