Aktori Genc Fuga ka folur për herë të parë pasi kaloi goditjen në tru. Fuga tregoi periudhën e vështirë të cilën kaloi.
Aktori tha se ishte shumë e rëndë të shihje dorën dhe të mos e lëvizje dot. Deri në atë moment, Fuga tha se komunikonte me shenja.
“E para ishte… unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar, kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret dhe me Enin, kryesisht me shenja dhe me tinguj. Edhe më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas””, tha Fuga.