Gaza dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore të njëpasnjëshme pas tërheqjes së forcave nga kampi i Jeninit. Militantët palestinezë në Rripin e Gazës hodhën pesë raketa në drejtim të Izraelit por ato u kapën nga mbrojtja ajrore.
Forcat izraelite filluan të largoheshin nga kampi i refugjatëve Jenin të martën vonë. Tërheqja shkaktoi të shtëna më intensive mes trupave dhe militantëve palestinezë, si dhe përleshje të dhunshme në rrugë. Ushtria tha se kishte kryer një “operacion kundër terrorizmit”, ndërsa ministria e jashtme palestineze e quajti përshkallëzimin një “luftë të hapur kundër popullit të Jeninit”.
Të paktën 12 persona janë vrarë nga këto sulme dhe mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim për të diskutuar situatën.
Situata në kamp mbetet e qetë por dëmet janë të mëdha, teksa raportohet se mungon energjia dhe uji i pijshëm.