Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar ministrin 34-vjeçar të Arsimit, Gabriel Attal, si kryeministër. Ai është kryeministri më i ri francez në historinë moderne dhe do të pasojë Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen dje.
Riorganizimi vjen pasi Macron po kërkon t’i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më vonë këtë vit.
Attal, një aleat i ngushtë i Macron, i cili u bë një emër i njohur si zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë COVID, do të zëvendësojë kryeministren në largim Elisabeth Borne.