Një anije mallrash është fundosur në ishullin grek, Lesbos për shkak të stuhisë detare. Mediat vendase deklarojnë se 13 prej anëtarëve të ekuipazhit janë zhdukur, ndërsa një tjetër u shpëtua.
Sipas rojes bregdetare greke anija ishte nisur nga Egjipti drejt Stambollit dhe po barte 6.000 tonë kripë. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, ku tetë ishin egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë.
Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe kishte dërguar një sinjal para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos. Tetë anije, dy helikopterë dhe një fregatë e marinës greke ndodhen në terren me shpresën se mund të gjejnë të mbijetuar.