Një 40-vjeçar është plagosur sot paradite në Shkodër. I lënduari sipas policisë është Aleksandër Curaj. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur ‘Dollari’ në Shkodër. Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar 4 herë me armë zjarri ndërsa ka marrë plagë në pjesën e kraharorit.
I lënduari është dërguar në spitalin e Shkodrës ku sipas bluzave të bardha është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi plumbat e kanë kapur në organet jetësore në bark. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se autori ishte duke lëvizur me një biçikletë dhe ka shtënë në drejtim të Curajt.
Nuk raportohet që i lënduari të jetë person problematik në Shkodër apo të ketë precedent penal. Për ngjarjen ka folur edhe një dëshmitare, e cila i dha edhe ndihmën e parë.