Rita Ora është një nga emrat më të njohur në industrinë botërore të muzikës. Këngëtarja me origjinë shqiptare pas dy vitesh, është rikthyer të jetojë në Britaninë e Madhe.
Që pas fejesës, ylli i muzikës dhe partneri i saj, Taika Waititi janë fotografuar teksa po transferoheshin në rezidencën e tyre në Londër.
Dyshja dukej shumë sportive, teksa Rita mbnte veshur një krop dhe një palë streçe të zeza, ndërsa Taika një t-shirt të bardhë dhe një xhaketë xhins. Një kalimtar që i pa ata tha për the Sun:
“Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe mezi ka kaluar kohë atje. Por ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin disa të tjera dhe është e qartë se ky do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë. Ata janë një çift shumë shëtitës, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje mjaft e përhershme duke parë sjelljen e tyre”.
Ju kujtojmë që mediat e huaja raportojnë se Rita dhe i dashuri i saj Taika po planifikojnë një ceremoni martese private, teksa tanimë janë fejuar. Vetë ata nuk kanë pohuar e as mohuar asgjë.
Një mik i tyre i tha ‘The Sun’:
‘Ata nuk janë duke bërë një gjë të madhe spektakolare. Ata janë të dashuruar dhe vendosën se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur.’
Dyshja janë bashkë që nga marsi i vitit 2021, pasi Rita u takua me regjisorin Taika në Australi.
Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ata kanë dy vajza: Te Hinekāhu, dhjetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeç. /panoramaplus