Edhe pse ka disa kohë që nuk është më pjesë e mediave rozë, Morena Taraku është rikthyer në vëmendje të portaleve dhe kësaj here jo për mirë. Asaj i kanë hyrë hajdutët në shtëpi në Turqi dhe i kanë marrë bizhuteri të shtrenjta.
Morena Taraku jeton në një kompleks shumë të shtrenjtë dhe luksoz, por siguria e këtij kompleksi nuk ka qenë në maksimumin e tij.
‘Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë’, është shprehur ajo.
Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.