Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj njëkohësisht edhe kandidati i Partisë Socialiste në kryeqytet ka shpallur fitore e socialistëve në bashkinë e Rrogozhinës. Veliaj ka përgëzuar Edison Memollën dhe skuadrën e tij.
‘Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot. Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste’, shkruan Veliaj.